Naser Krasniqi: Po të mos ishte gazeta ‘Bota sot’, gazetari Kemajl Goca, volejbolli nuk do të kishte aq shumë popullaritet 

Volejboll

Naser Krasniqi: Po të mos ishte gazeta ‘Bota sot’, gazetari Kemajl Goca, volejbolli nuk do të kishte aq shumë popullaritet 

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 19:50
Naser Krasniqi: Po të mos ishte gazeta ‘Bota sot’, gazetari Kemajl Goca, volejbolli nuk do të kishte aq shumë popullaritet 

Kryetrajneri i klubit të volejbollit M-Technologie nga Prishtina, Naser Krasniqi, thur elozhe për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai uron me përzemërsi 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

“Urime përvjetori i gazetës ‘Bota sot’ më të respektuar në vend. Po të mos ishte gazeta ‘Bota sot’, redaksia e sportit e posaçërisht gazetari i respektuar Kemajl Goca, volejbolli nuk do të kishte aq shumë popullaritet. 

E vetmja gazetë që informon në mënyrë të drejt për ngjarjet në volejbollin e Kosovës,  është gazeta ‘Bota sot’. Urime edhe njëherë!”, uron Krasniqi.  

M-Technologie është kandidati kryesor për titullin e kampionit. Klubi nga Prishtina është në formë  më të mirë të mundshme në garat e play-Off-it në Superligën A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat