Kemajl Luzha uron gazetën ‘Bota sot’ dhe kujton momente interesante

Volejboll

Kemajl Luzha uron gazetën ‘Bota sot’ dhe kujton momente interesante

Nga: K. G. Më: 27 qershor 2020 Në ora: 00:29
Kemajl Luzha uron gazetën ‘Bota sot’ dhe kujton momente interesante

Kemajl Luzha, veprimtar i shquar i volejbollit dhe sportiv, uron gazetln kombëtare “Bota sot”.
“Urime 25 vjetori i Gazetës “Bota sot”.

Ju dhe Gazeta juaj ‘Bota sot’ ishit ndër të vetmit që na informonit për sport në përgjithësi, e sidomos për volejbollin i cili në vitet kur unë isha kryetar i klubit Te Luzha Ferizaj vetëm këtu mund të gjenim shënime dhe kronika para dhe pas ndeshjes, ka pasur raste edhe kur na keni thirrur në telefon me të përfunduar ndeshja për të marrë sa më parë rezultatin edhe në orët e vona, vetëm për të informuar sa më shpejtë.

Unë ju falënderoj për gjitha që i keni bërë për sport e sidomos për volejboll edhe pse kanë kaluar disa vite të mirat nuk harrohen kurrë.

Image

Ju lumtë”, uron Kemajl Luzha, ish kryetar i ish KV Te Luzha Ferizaj tani Luboteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat