Sportistet e mëdha në shqiptari, familja Prenga: Urime ‘Bota sot’ - Bota Sot
Sportistet e mëdha në shqiptari, familja Prenga: Urime ‘Bota sot’

Volejboll

Sportistet e mëdha në shqiptari, familja Prenga: Urime ‘Bota sot’

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2020 Në ora: 13:03
Sportistet e mëdha në shqiptari, familja Prenga: Urime ‘Bota sot’

Prindi i sportisteve të mëdha në Shqipëri, Fran Prenga, me familje uron me përzemërsi 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Vajzat e tij, Amarilda, është volejbollistja më e mirë e të gjitha kohërave në Shqipëri, pastaj Arjola që luan në rangun më të lartë në Norvegji dhe Adelajda për kampionen e Kosovës, Dritën e Gjilanit. 

“Miku im Kemajl, urimet më të mira për 25 vjetorin e një prej gazetave më të mira shqiptare “Bota sot” për cilësinë dhe shpejtësinë, saktësinë dhe cilësinë e dhënies së lajmit.

Ju falënderojmë shumë edhe për kontributin që keni dhënë, krahas sporteve të tjera, edhe për sportin e bukur të volejbollit.

Këtu disa të përmenda edhe shkrimet e shpejta që keni bërë edhe për tre vajzat tona, motrat Prenga. Përshëndetje të veçantë edhe për ju personalisht si profesionist i vërtet. Familja Prenga edhe një herë ju uron gjithë të mirat në misionin tuaj historik për një shtyp të pavarur dhe cilësor”, uron Fran Prenga me familje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat