Fjalë të mëdha për Lule Simnicën në Gjermani

Volejboll

Fjalë të mëdha për Lule Simnicën në Gjermani

Nga: K. G. Më: 27 qershor 2020 Në ora: 19:46
Lule Simnica 

Ish volejbollistja e klubit prishtinas, Universiteti AAB e tani M-Technologie, Lule Simnica, po dëshmohet gjithnjë e më e mirë në TV Dingolfing në Gjermani. Fjalë të mëdha për të kanë në Gjermani.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se i lojtarja jonë Lule Simnica do të vazhdojë të shfaqet në TV Dingolfing.

Lulja është një nga pikat tona më të forta.  
Lulja shënon rregullisht pikë të rëndësishme, por edhe me sulmet e saja dhe me bllokimet ndihmon shumë klubin. 

Ajo edhe kur vjen në stërvitje nga puna, gjithmonë është e buzëqeshur”, thuhet mes të tjera nga klubi Tv Dingolfing, anëtare e re e Bundesliga II. 

Lule Simnica ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin gjerman.
Lulja sot ishte në stërvitje me klubin e vet të zemrës, M-technologie. Me trajnerin Naser Krasniqi që ja dha hapat e pare dhe sot sa herë vjen e viziton e nuk e harron asnjëherë as klubin e as trajnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat