Kryetrajneri i KV M-Technologie, Naser Krasniqi, ka një mijë e një arsye që të jetë ballëlart, për faktin se e fituan sfidën ndaj rivales së papërshtatshme, Skenderaj.
M-Technologie si mysafire e mposhti me rezultat 3:2 (25:23, 21:25, 25:21, 21:25, 15:12) Skenderajn, në takimin e xhiros së pestë të play-off-it.
Vashat e të dyja ekipeve dhanë maksimumin, por ekipi prishtinase triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2.
Dy pikë për M-Technologie dhe një për Skenderajn.
Vashat e Krasniqit u angazhuan maksimalisht dhe në setin taj-brek fituan me 15:12, ndërsa ato të Skenderajt, trajnerit Ylli Kadriut, ishin të pafat.