Prishtina Volley shënon fitore të madhe 

Volejboll

Prishtina Volley shënon fitore të madhe 

Nga: K. Goca Më: 28 qershor 2020 Në ora: 20:17
Prishtina Volley shënon fitore të madhe 

Prishtina Volley arkëton tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.

Djelmoshat e kryetrajnerit Xhavit Kajtazi, treguan lojë shumë më të mirë se Theranda dhe shënuan fitore me rezultat 3:1 (25:15, 25:20, 25:27, 25:16), në kuadër të xhiros së pestë të play-off-it të Superligës A në volejboll (meshkujt).
Skuadra nga kryeqyteti zbatuan detyrat e kryetrajnerit dhe me plotë meritë fituan pikët e plota. 

Seti i tretë ka qenë me rivalitet të madh, më së miri e dëshmon se fituesi u vendos në shtesë, me rezultat 27:25 në favor të Therandës. Në tre setet tjerë Prishtina tregoi cilësi, më së miri e dëshmojnë tre setet e fituara me 25:15, 25:20 dhe 25:16.

Kajtazi është i ngazëllyer për pikët e plota, ndërsa therandasit me gjithë orvatjet nuk arritën më shumë ndaj Prishtina Volley, e cila tregoi lojë cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat