A e dini se Prishtina F ka një personalitet që nuk e ka kush?

Volejboll

A e dini se Prishtina F ka një personalitet që nuk e ka kush?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:34
Fejzullah Ademi

Më shumë se 6 dekada me sport, me volejboll, që besa edhe me basketboll, e kush tjetër përveç Fejzullah Ademi. 

Sot është sekretar i klubit të volejbollit Prishtina F (femrat) dhe është një nder i madh për këtë klub që kanë këtë pasuri kombëtare sportive, këtë personalitet! 

Po ditën Prishtina F që ta shfrytëzojnë dijen e tij, këtë kuadër, këtë personalitet do të përfitojnë shumë dhe që besa edhe për shumë vite. 

Ademi ka qenë edhe kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, në kohërat më të vështira dhe në vitet e  pas luftës është një thesar për sportin në përgjithësi, ndërsa për Prishtina F është më shumë se fitore që e kanë brenda dhe që duhet t’i përkulen natë e ditë.

A e dini pse, sepse vetëm bagazhi i tij më shumë se 6 dekada është drithërues për gjithë ata që janë në klub, ndërsa komuniteti i volejbollit urgjentisht duhet ta nxjerr një monografi të volejbollit e t’i shfrytëzojnë gjithë at material bombë që ka njeriu që dha shumë për sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat