Në finale Skenderaj – M-Technologie! Kadriu: Tani në finale duhet të fokusohemi

Volejboll

Në finale Skenderaj – M-Technologie! Kadriu: Tani në finale duhet të fokusohemi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:55
Në finale Skenderaj – M-Technologie! Kadriu: Tani në finale duhet të fokusohemi

Skenderaj – M-Technologie janë në finalen e madhe të play-off-it të Superligës A në volejboll (femrat). 

Skenderaj synon titullin e kampionit dhe janë optimist se mund të arrijnë këtë qëllim.

Klubi nga Skenderaj triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Dritës në takimin vendimtar dhe siguroi finalen e madhe.
Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, përgëzon lojtaret e tij për angazhim e lojë cilësore dhe për kualifikimin në finalen e madhe. 

A e kemi pritur kualifikimin në finale?

“Padyshim që nga fillimi kemi punuar për të qenë në finale dhe kemi besuar në këtë. 
Edhepse me mungesa prapëseprapë kemi bërë një sezon të mirë dhe lojëra shumë të mira. 

Tani në finale duhet të fokusohemi dhe shpresoj shumë që do të triumfojmë”, tha Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat