Ndeshje dramatike, Kastrioti fiton! M-Technologie në finale

Volejboll

Ndeshje dramatike, Kastrioti fiton! M-Technologie në finale

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:48
Ndeshje dramatike, Kastrioti fiton! M-Technologie në finale

Kastrioti i Ferizajt triumfon si mysafirë me rezultat të ngushtë 3:2 (20:25, 25:23, 18:25, 25:18, 15:11) ndaj M-Technologie nga Prishtina, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të play-off-it të Superligës A. 

Ndeshje dramatike e me përmbysje të rezultatit. 

Ekipi nga Prishtina dy herë ka udhëhequr 1:0, 2:1 por pësoi humbje në tai-brek me 3:2 nga ferizajaset. 

M-Technologie edhe pse humbi kjo nuk i prishi punë dhe kualifikohen në finalen e madhe, ku do të takohen me Skenderajn, ndërsa për Kastriotin fitorja është për statistikë më shumë. 

Vashat e trajnerit ferizajas, Edon Ibrahimi, treguan zemër të madhe dhe arritën dy pikë, ndërsa trajneri Naser Krasniqi me M-Technologien tani mendojnë për finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat