Motoja e KV M-Technologie: ‘Bashkë do të ia dalim’! Synojmë titullin e tetë pas luftës

Volejboll

Motoja e KV M-Technologie: ‘Bashkë do të ia dalim’! Synojmë titullin e tetë pas luftës

Nga: K. Goca Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:15
Motoja e KV M-Technologie: ‘Bashkë do të ja dalim’! Synojmë titullin e tetë pas luftës

Klubi i volejbollit M-Technologie nga Prishtina mobilizohet në çdo aspekt dhe synon edhe titullin e kampionit.

Vashat prishtinase janë në formë dhe me padurime  presin finalen e parë të play-off-it kundër Skenderajt, e cila do të luhet me 4 korrik në orën 20.00 në palestrën "1 Tetori" në Prishtinë. 

Motoja e KV M-Technologie është: “Bashkë do të ia dalim”.
“Pas një periudhe të gjatë pune, sakrifice, lodhje e pas shumë gëzimeve e herë e herë edhe dëshpërimeve që sjell jeta sportive, vjen një moment kur krejt këto gërshetohen në një ditë të veçantë për klubin tonë, e ajo është “Finalja e madhe” . 
Klubi ynë në finale do të takohet me ekipin e Skenderajt, ekip me të cilin jemi takuar në këtë fazë dy herë dhe dy herë kemi dal fitues. 
Finalja e madhe nuk njeh favorit dhe se gjasat e secilit janë të barabarta. Ekipi ynë tenton ta rrëmbej titullin e 8 pas luftës, kurse ekipi kundërshtar atë të 2 pas luftës. Besojmë shumë se ekipi ynë kësaj radhe do ta kthej titullin në Kryeqytet pas më shumë se pesë vitesh”, thuhet mes të tjera nga KV M-Technologie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat