Edon Ibrahimi ballëlart, lavdëron dy volejbolliste të reja

Volejboll

Edon Ibrahimi ballëlart, lavdëron dy volejbolliste të reja

Nga: K. Goca Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:52
Edon Ibrahimi ballëlart, lavdëron dy volejbolliste të reja

Në klubin e volejbollit Kastrioti nga Ferizaj po bëhet punë e madhe dhe si rrjedhojë e kësaj po dalin në sipërfaqe edhe talente të reja, që një ditë do të jenë bartëse kryesore në ekip. 
Kryetrajneri i Kastriotit, Edon Ibrahimi, është krenarë me volejbollistet e tija, me lojërat që treguan në garat e play-off-it të Superligës A.  

Ai vlerëson ndeshjen e fundit, ku e mundën me rezultat 3:2 M-Technologie nga Prishtina.

“Paraqitje e mirë e vajzave ku vlen të theksohen paraqitjet e dy vajzave të reja që vijnë nga U-16, organizatorja Agnesa Koxha (2004 ) e cila u angazhua pothuajse gjatë gjithë takimit dhe pati paraqitje shumë të mirë, si dhe bllokerja Driola Ajvazi (2004 ) pati mundësit e saj ku zhvillojë dy sete dhe tregoi paraqitje mjaftë të mirë.

Padyshim se duhet të falënderojmë të gjithë ata të cilët qëndruan pran klubit pasi pa ta do ishte e vështirë, edhe një herë faleminderit dhe shihemi në garat e grupmoshave”, ka shkruar ems të tjkera Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat