Shqiptari nga Kosova, nesër i bashkohet Kombëtares së Gjermanisë, kundër kampionit të botës

Volejboll

Shqiptari nga Kosova, nesër i bashkohet Kombëtares së Gjermanisë, kundër kampionit të botës

Nga: Kemajl Goca Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:25
Leon Dervishaj

Djaloshi nga Kosova, Leon Dervishaj, nesër do t’i bashkohet Kombëtares së Gjermanisë në përgatitjet që do të zhvillohen në kryeqytetin gjerman, Berlin. 

Është mrekulli që një volejbollist nga Kosova është ftuar në kombëtaren e Gjermanisë për dy ndeshjet miqësore, kundër kampionit të botës Polonisë. Leoni është prej lojtarëve më të mirë shqiptar, që luan në nivelet më të larta. Treguesi më i mirë është ftesa nga gjermanët.

Siç thonë në popull, dardhë pikë ndër dardhë, kështu është edhe me Leonin, pasi që babai i tij, Bujari, trajner i mirënjohur, ka qenë prej volejbollistëve më të mirë që pasur Kosova. Leoni është i lumtur që është ftuar nga Federata Gjermane në Kombëtaren e Gjermanisë, e cila nga nesër fillon përgatitjet. 

Image

Leoni me babain e tij, Bujarin, trajner i mirënjohur

Leoni, organizator i lojës, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, flet për Gjermaninë, si i lindi dashuria për volejboll dhe sa e përcjellë edhe volejbollin e Kosovës. 

“Bota sot”: Jeni ftuar në Kombëtaren e Gjermanisë, çfarë do të thotë kjo?
Leon Dervishaj: 
Për mua është një nder të luaj për një Kombëtare të fortë në volejboll sikur që është Gjermania. 

“Bota sot”: Prej datës 3 korrik (nga nesër) do të jeni pjesë e Kombëtares ku do të keni dy miqësore kundër Polonisë në Zielona Gora, jeni në emocione?
Leon Dervishaj:
Për mua kishte me qenë një mrekulli që të luaj kundër Polonisë e cila momentalisht është kampion aktual i botës dhe i Evropës. 

“Bota sot”  Jeni pjesë e ekipi gjerman TV Rottenburg, është konkurrencë e fortë?
Leon Dervishaj:
 Unë prej sezonit që vjen do të luaj për ekipin SVG Lüneburg e cila ekip ishte ne vitet e kaluara top 5-she të Bundesligës.

“Bota sot”: Shtatë herë jeni zgjedhur si MVP, është kjo një rekord në një ligë ndër më të fortat dhe iu motivon edhe më shumë?
Leon Dervishaj:
Për mua personalisht nuk është më rëndësi apo nuk luan rol se sa herë do të jem si MVP i zgjedhur por për mua është me rëndësi që të fitojmë si ekip. Por dua të jem i sinqertë me gazetën e juaj dhe të them se nëse do te më zgjedhin MVP ajo është një motivim shtesë për mua dhe punën time që e kryej në lojë. 

Image

“Bota sot”: Cilat janë synimet? 
Leon Dervishaj:
Të jap maksimumin në ditët e ardhshme gjatë përgatitjeve me Kombëtaren e Gjermanisë në Berlin që të jem pjesë e Kombëtares në ndeshjet kundër Polonisë me 23 dhe 24 korrik në Poloni.

“Bota sot”: Si iu lindi dëshira që të merreni me volejbollin dhe kush iu ka mbështetur më shumë?
Leon Dervishaj:
Nëna ime ishte iniciatore që unë të filloj me lojën e volejbollit dhe pastaj u bëra pjesëtar i shkollës së talentëve ku trajner ishte babai im por me një fjalë e gjithë familja ime me ndihmoj të arrijë këtu ku gjendem momentalisht. 

“Bota sot”:  Sa mund të përcillni edhe volejbollin e Kosovës, si e sheh të ardhmen e saj?
Leon Dervishaj
: Me keqardhje mund të ju them se unë personalisht jo, por babai im me jep informacione për Kampionatin e Kosovës. Por me kënaqësi isha në seminarin e volejbollit të cilin e mbajti babai im për federatën e volejbollit dhe pa marr parasysh për cilën Kombëtare luaj kurrë nuk do të harroj se prej nga vijë dhe do të prezantoj popullin shqiptarë sa më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat