Befasohet Veli Kajtazi, ish volejbollisti i mirënjohur dhe ish i burgosuri për veprimtari kombëtare 

Volejboll

Befasohet Veli Kajtazi, ish volejbollisti i mirënjohur dhe ish i burgosuri për veprimtari kombëtare 

Nga: K. Goca Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:10
Veliu pranon dhuratën nga Arsimi

Familja Kajtazi – familje sportistësh. Të gjithë janë të përkushtuar me sportin skofiar, Xhavit Kajtazi është kryetrajner i Prishtina Volley dhe finalist i play-off-it të Superligës A (meshkuj), djali i tij Adriatiku, lojtar kryesor i skuadrës dhe Veliu (vëllai i Xhavitit), ish volejbollist i mirënjohur.

Xhavit Kajtazi ka bërë sot një postim të veçantë për vëllain Veliu.

“Një pikturë, dhurate e Arsimit për diplomimin e vëllait Veliut në Fakultetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.”, shkroi Xhaviti në profilin e tij në facebook.  

Duhet kujtuar se Veliu përveç si volejbollist prej më të mirëve që ka pasur Kosova, ai ka qenë i burgosur nga regjimi kriminal serb, për veprimtari kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat