Krasniqi: M-Technologie është e përgatitur në çdo aspekt për finale

Volejboll

Krasniqi: M-Technologie është e përgatitur në çdo aspekt për finale

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:13
Krasniqi: M-Technologie është e përgatitur në çdo aspekt për finale

Me padurim pritet finalja e parë e play-off-it të Superligës A në volejboll (femrat), mes M-Technologie nga Prishtina dhe Skenderajt. KV M-Technologie ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme para sfidës së nesërme që luhet në orën 20.00 në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë. 

Kryetrajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi, tha se janë të përgatitur maksimalisht, nuk kanë edhe probleme me lëndime. 

“Ekipi është i përgatitur maksimalisht në çdo aspekt për finalen e nesërme.

Sa i përket përparësive mendoj se si ne si kundërshtari i kemi karakteristikat e njëjta, ku shquhet blloku i lart si dhe sulmi. 
Ekipi im është i kompletuar, nuk kemi asnjë mungesë dhe jemi po ajo ekip e njëjtë sa i përket lojtareve që ka filluar kampionatin”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. M-Technologie pretendon titullin e tetë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat