Nikçi: Ky titull i fituar me shumë mund...

Volejboll

Nikçi: Ky titull i fituar me shumë mund...

Nga: K. G. Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:12
Nikçi: Ky titull i fituar me shumë mund...

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi, sot ka një ditë të lumtur dhe që e ka konfirmuar edhe përmes facebookut. 

“Sot në Fakultetin e Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit në Shkup, me sukses kam arritur të mbroj disertacionin e doktoratës dhe të fitoj titullin, Doktor i Shkencave në Kineziologji.

Ky titull i fituar me shumë mund, me obligon, që të vazhdoj edhe më tutje me përgjegjësi profesionale.

Një falënderim i veçantë për familjen time, për përkrahje.
I jam mirënjohës mentorit prof. Dr. Zarko Kostovski , për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre tri viteve.

Ishte kënaqësi për mua që pjesë e Komisionit vlerësues ishte Dekani i FEFS prof.Asoc. Dr. Musa Selimi
I falënderoj dhe te gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim”, shkroi mes të tjera Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat