Emocionet e finaleve, Ferizaj-Prishtina Volley dhe M-Technologie-Skenderaj

Volejboll

Emocionet e finaleve, Ferizaj-Prishtina Volley dhe M-Technologie-Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:19
Emocionet e finaleve, Ferizaj-Prishtina Volley dhe M-Technologie-Skenderaj

Volejbolli i Kosovës është në fazën përfundimtare të kampionatit. 

E veçanta është se play-off-i ka rezultuar më i suksesshëm se shumë kampionate tjera sa i takon rivalitetit të madh në luftë për dy vendet e para qoftë të femrat qoftë të meshkujt dhe ka tejkaluar edhe parashikimet në bazë të rrethanave që jemi në kohë të pandemisë.

Sot zhvillohen finalet emocionuese të play-off-it të Superligës A në volejboll, ajo në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj (ora 18.00), në mes Ferizajt dhe Prishtina Volleyt (meshkujt) dhe në orën 20.00 në palestrën ‘1 Tetori” në Prishtinë, takohen M-Technologie nga Prishtina dhe Skenderaj (femrat).  

Trajneri i Ferizajt Arlind Ibrahimi para sfidës së madhe me ekipin e trajnerit Xhavit Kajtazi, ndërsa të femrat trajneri Yll Kadriu i Skenderajt në sprovë të madhe ndaj prishtinasve të Naser Krasniqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat