M-Technologie fiton finalen e parë, bën hapin e parë drejt titullit

Volejboll

M-Technologie fiton finalen e parë, bën hapin e parë drejt titullit

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:39
M-Technologie fiton finalen e parë, bën hapin e parë drejt titullit

Ekipi i M-Technologie nga Prishtina shënon fitore me rezultat 3:0 (25:23, 25:21, 27:25) ndaj Skenderajt, në finalen e parë të play-off-it të Superligës A të Kosovës, e cila u zhvillua në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë. 

Vashat prishtinase treguan lojë më të mirë dhe arritën fitore në finalen e parë, të cilat vetëm edhe një fitore i ndanë nga titulli i kampionit, i teti i pasluftës. 

Seti i tretë ka qenë dramë, edhe pse Skenderaj ishte në epërsi në shumicën e kohës në fund pësuan me 27:25, duket paksa edhe nga lodhja. 

Kryetrajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi, tha se është bërë hapi i parë drejt titullit. Sipas tij janë më të relaksuar për finalen e dytë sepse janë në epërsi me 1:0, ndërsa volejbollistja Drenusha Asllanaj, tha se shpresojnë të triumfojnë edhe në takimin e dytë.

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, tha se pak lodhja ka ndikuar, por sipas tij, asgjë nuk ka përfunduar dhe krejt ndryshe do të jetë finalja e të mërkurës në Mitrovicë. 
Volejbollistja e Skenderajt Elvira Bajraktari, tha  mes të tjera: “Në lojën kthyese do të jemi diçka tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat