Volejbolli ndeshjet në mesditë pas masave të reja?

Volejboll

Volejbolli ndeshjet në mesditë pas masave të reja?

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:16
Volejbolli ndeshjet në mesditë pas masave të reja?

Edhe një finale apo edhe dy varet nga rezultatet e mesjavës në play-off-in e Superligës A të Kosovës në volejboll. 

Me masat të reja që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës, që nga ora 21.00 dhe deri në 05.00, do të janë lëvizjet e kufizuara, për shkak të luftës kundër virusit korona, atëherë edhe volejbolli duhet t’i zhvillojë ndeshjet në mesditë, nëse ka përjashtime dhe leje speciale që ndeshjet të luhen në orët e mbrëmjes. 

Finalet e para janë zhvilluar mbrëmë, Ferizaj e mundi me 3:0 Prishtina Volleyn (meshkujt) dhe M-Technologie me 3:0 Skenderajn (femrat). 

Skuadra që shënon dy fitore stoliset me titullin e kampionit. 

Ferizaj dhe M-Technologie janë në përparësi, por në volejboll gjithçka është e mubdur dhe këto epërsi nuk janë asgjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat