Kryetari i komunës takon vashat e Skenderajt! Caktohet ora e finales së dytë Skenderaj – M-Technologie

Volejboll

Kryetari i komunës takon vashat e Skenderajt! Caktohet ora e finales së dytë Skenderaj – M-Technologie

Nga: K. G. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 17:57
Kryetari i komunës takon vashat e Skenderajt!

Klubi i volejbollit Skenderaj (femrat) është pritur nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.  
Nesër në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë (14.00), Skenderaj do ta zhvillojë ndeshjen e dytë finale me M-Technologie nga Prishtina. 

Sfidën e parë e fituan prishtinaset me rezultat 3:0, ndërsa nëse fiton Skenderaj nesër do të luhet finalja e tretë, ndryshe M-Technolpgie stoliset me titullin e kampionit!

“Kryetari i komunës sonë z. Bekim Jashari, takoi sot klubin tonë KV Skenderaj, dhe na uroi për arritjen në finalen e madhe, duke na motivuar dhe duke shpresuar edhe në titullin Kampion.

Image

Kryetarin e falënderojmë për ndihmën qe na e dha sot, duke na premtuar qe do të mbështetemi edhe herave tjera, dhe tha se këto vajza janë me të vërtete krenaria e qytetit tonë.

Bashkë me të, ishte edhe drejtori i DKRS-së z. Abdyl Imeri, të cilin e urojmë për detyrën e re dhe bashkëpunimin me ne. Së bashku jemi më të fortë”, thuhet në njoftimin e KV Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat