Sot finalet e dyta, Prishtina Volley-Ferizaj dhe Skenderaj-M Technologie

Volejboll

Sot finalet e dyta, Prishtina Volley-Ferizaj dhe Skenderaj-M Technologie

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2020 Në ora: 12:38
Sot finalet e dyta, Prishtina Volley-Ferizaj dhe Skenderaj-M Technologie

Sot mund t’i kemi kampionët e ri të Kosovës apo do të vazhdojnë edhe finalet e treta, gjithçka do të shihet sot.

Priten me emocione finalet e dyta të play-off-it në Superligën A të volejbollit. 

Në konkurrencën e meshkujve Prishtina Volley e pret Ferizajn (meshkujt), takim që luhet në orën 18.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Ndërsa të femrat në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, në orën 14.00 Skenderaj ndeshet me M-Technologie. 
Ferizaj e ka fituar sfidën e parë me 3:0 dhe udhëheq në seri të fitoreve me 1:0, ndërsa M-Technloghie e ka mundur me 3:0 Skenderajn dhe avancon me 1:0 në seri të fitoreve. 

Nëse fiton Prishtina Volley po ashtu edhe Skenderaj,  kampioni vendoset në ndeshjen e tretë finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat