Klubi i volejbollit M-Technologie është kampion i ri i Kosovës.
Presidenti i KV M-Technologie, Rrustem Pacolli, përgëzon volejbollistet për angazhim dhe triumfin në kampionat.
“Kënaqësi të jesh në krye të një klubi sportiv që arrin majat e volejbollit në Kosovë.
Urime vajzave, stafit teknik, administrativ dhe te gjithë simpatizuesve për angazhimin maksimal, me rastin e fitores së titullit Kampion i Kosovës në Volejboll, Superliga e Femrave. Krenar me ju Vajza! Do jem çdo herë pranë jush dhe në përgjithësi sportit kosovar”, shkruan Pacolli.