Ferizaj kampion i ri i Kosovës me trajnerin më të ri!

Volejboll

Ferizaj kampion i ri i Kosovës me trajnerin më të ri!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:57
Ferizaj kampion i ri i Kosovës me trajnerin më të ri!

Klubi i volejbollit Ferizajt është kampion i ri i Kosovës në volejboll (meshkujt). Është titulli i parë në histori për Ferizajn dhe me trajnerin më të ri në moshë Arlind Ibrahimi (26 vjeç).  

Ferizaj shënon fitore me rezultat të ngushtë 3:2 (25:15, 25:19, 20:25, 21:25, 15:13) ndaj Prishtina Volley, në finalen e dytë të play-off-it të Superligës A të Kosovës, që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Finalen e parë e fituan ferizajasi me 3:0 dhe në seri të fitoreve triumfojnë në 2:0. 

Image

Finalja e dytë ka qenë për infarkt dhe në taj-brek u vendor kur ferizajasit triumfuan me 15:13 në set dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2. Ferizaj në festë, ndërsa Prishtina Volley nuk pati fat të fiton në finalen e dytë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat