Drenusha me deklaratë të rrallë, emocionuese dhe si bombë për kundërshtaret!

Volejboll

Drenusha me deklaratë të rrallë, emocionuese dhe si bombë për kundërshtaret!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2020 Në ora: 00:15
Drenusha Asllanaj me bashkëshortin Argjend Mustafa, futbollist

Volejbollistja prej më të mirave në Kosovë, Drenusha Asllanaj, me klubin M-Technologie nga Prishtina, festuan titullin e kampionit të ri të Kosovës, i teti i pasluftës. 

Ajo është krenare që me KV M-Technologien dëshmuan fuqinë  në garat e rregullta dhe në finalet e play-off-it.  M-Technologie, në finale e mposhtën dy herë Skenderajn, një herë me 3:0 e pastaj me 3:1 dhe në seri të fitoreve 2:0 duke u stolis me titullin e kampionit.  

“Miq dhe dashamirë te volejbollit të Kosovës, faleminderit për mbështetjen e pafund përgjatë kësaj kohe që nuk ka qenë aspak e lehtë edhe për neve.

Image

Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua personalisht të jem në mesin e vajzave kampione, fatmirësisht jo vetëm kësaj here.

E lumtur sa më s'ka edhe për krejt vajzat dhe trajnerët KAMPION me të cilët kemi qenë në koordinim të plotë dhe që kjo u dëshmua më së miri sot.

Image

Argjend Mustafa, pasi që përballë tash e mbas do ta kesh një kampione, e di që je burri më me fat.

 E lumtur pafund për përkrahjen dhe dashninë tënde të vazhdueshme.

Diellza S. Asllanaj, sidomos sot zani t'ka ikë duke me përkrah ashtu si çdo herë tjetër, por që bash sot ta dëshmova që nuk te kanë shku huq brohoritjet.

Image

Drenusha me Xhuda Krrutin

Ahh, dhe diçka fare në fund, për të gjithë ata që dyshuan në lojën dhe kapacitetin e vajzave tona volejbolliste te Kosovës, reprizat e të gjitha ndeshjeve mund t'i shihni ne Televizionin Publik dhe pse jo edhe të mësoni më shumë nga vajzat KAMPIONE TË KOSOVËS.

Image

Do të shihemi në sfidat e radhës! 

Image

Deri atëherë:  Vendos maskën, respekto distancën fizike dhe mbaj higjienën personale.....dhe patjetër bëhesh KAMPION”, shkruan Drenusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat