Kruti: Kur Zoti është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?!

Volejboll

Kruti: Kur Zoti është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:19
Kruti: Kur Zoti është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?!

Volejbollistja e M-Technologie nga Prishtina, është sikur në qiellin e shtatë me suksesin që arritën në Kampionatin e Kosovës. M-Technologie është kampion i ri i Kosovës, pasi që e mposhti në seri të fitoreve me rezultat 2:0 Skenderajn.

Prishtinaset finalen e parë të play-off-it të Superigës A, e fituan me 3:0 në Prishtinë dhe me 3:1 në Mitrovicë. Ato treguan superioritetin dhe me meritë u stolisën me titullin e kampionit. 

Kruta është e lumtur për titullin, veçmas që u arrit në kushte të kohës së pandemisë. 

Image

“Po e filloj këtë deklaratë me disa vargje të biblës. ‘Kur Zoti është me ne kush mund të jetë kundër nesh’?! 
Sigurisht që askush. E gjithë lavdia së pari për këtë fitore te madhe i takon Zotit, sepse në këto kushte të vështira pandemie është kujdesur për ekipin tonë, duke na dhënë shëndet të plotë, na ka mbrojtur nga lëndimet e mundshme dhe na ka forcuar çdo ditë edhe më shumë. 

Image

Kruti dhe Naser Krasniqi

Së dyti dua të falënderoj stafin e trajnerëve dhe vajzat, të gjitha mundimet e bëra na u shpërblyen duke na çuar drejt titullit kampion. Kampiona për të 8-tën herë! 

Image

Jam e lumtur që jam pjesë e KV M-Techologie dhe normal e merituam  titullin kampion sepse në fund të fundit ekipi më i mirë fiton. Këtë e treguam më së miri në te dyja finalet, ku të parën e fituam 3:0 dhe të dytën 3:1 kundër ekipit të Skenderajt. 

Image

Dhe ëmbëlsira për në fund, një super falënderim i shkon presidentit tonë që pa të nuk do të ishim këtu sot. Të gjitha ekipeve i uroj suksese ne kampionatin e radhës. Faleminderit shumë”, thotë Kruti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat