Intervistë e imagjinuar me të ndjerin Jusuf Bytyqi

Volejboll

Intervistë e imagjinuar me të ndjerin Jusuf Bytyqi

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:40
Intervistë e imagjinuar me të ndjerin Jusuf Bytyqi

Gazetari Driton Ramadani ka bërë një intervistë të imagjinuar me të ndjerin Jusuf Bytyçi.  

Mbrëmë klubi i volejbollit “Ferizaj në konkurrencën e meshkujve u stolistë me titullin e kampionit.

Jusuf Bytyçi: “Jam shumë i emocionuar , nga kjo botë tjetër me shumë vëmendje e përcolla ndeshjen. Çka të them e merituam këtë titull. Angazhimi nuk ka munguar në asnjë aspekt dhe me punë dhe me vullnet u arrit kjo që shumë e kemi pritur. Të gjithë ata që ishin pjesë e këtij klubi nga dita e parë e deri më sot meritojnë falënderim”

Sa ka keq vështirë që kjo të arrihet
Jusuf Bytyçi
: “Siç jeni në dijeni që nga themelimi kemi pasur një aspiratë dhe synim që klubi të jetë në zbulimin e talenteve dhe ndal nga dal edhe në përforcimin e tij. Fillimet kanë qenë të vështira si për cdo klub. Por, vetëm fal vullneti dhe sakrificës arrihet deri tek ajo që e dëshiron”

Mbrëmë titullin në duart e klubit
Jusuf Bytyçi: “
E thash edhe në fillim jam shumë i emocionuar. Por më lejoni që nga kjo botë tjetër të urojë në botën reale të gjithë ata që u angazhuan që klubi të jetë në këtë piedestal. E di që të gjithë janë angazhuar që ky kurorëzim të jetë i dedikuar për mua.

Unë çdoherë do të jem si në YLL mbrojtës jo vetëm i kësaj skuadre dhe lojtarëve e kryesisë. Por ju e dini që unë çdoherë i jam përkushtuar rinisë do të jem YLL mbrojtës për çdo sportistë. Ky titull sonte që u fitua nga KV “Ferizaj” mua më bënë që tani edhe më me shumë dashuri të pushojë dhe të jem i qetë në botën e amshueshme”.

P.S e pash të arsyeshme që këtë artikuj t’ia kushtojnë njeriut që me mund e sakrificë e themeloi dhe mbajti gjallë klubin e meshkujve “Ferizaj” të ndierin Jusuf Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat