Fushë Kosova e fillon me fitore 

Volejboll

Fushë Kosova e fillon me fitore 

Nga: K. G. Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:55
Fushë Kosova e fillon me fitore 

Vashat e Fushë Kosovës arritën një fitore domethënëse në Superligën B të Kosovës në volejboll (femrat).
Fitore me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj Ulpianës së Lypjanit, por shumë e vlefshme. Fushë Kosova fiton dy pikë dhe Ulpiana 1.   

“Fillimi i mbarë, gjysma e punës.

Fushë Kosova e fillon mbarë pjesën e dytë të kampionatit në kuadër të Superligës B të Kosovës, duke fituar si vendas ndaj ekipit lipjanas "Ulpianës".

Këtë fitore ua dedikojmë të gjithë prindërve të këtyre vajzave të mrekullueshme, që gjithmonë i kanë motivuar për suksese dhe arritje, edhe në këto kushte të vështira e me rrezik shëndetësor.

Ndeshja shfaqi edhe një emocion tjetër pasi që në radhët tona mungoi Ardita Jashari, lojtare më përvojë dhe mjaftë produktive, e cila pësoj një lëndim ditë më parë, Arditës i dëshirojmë shërim të shpejtë, të na bashkohet sa më parë dhe në fund të festojmë se bashku.
Faleminderit të gjithë atyre që po na qëndrojnë pranë.

Vazhdojmë përpara!”, shkruan në faqen e KV Fushë Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat