Luboteni i Ferizajt përjashtohet nga Superliga!

Volejboll

Luboteni i Ferizajt përjashtohet nga Superliga!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:47
Luboteni i Ferizajt përjashtohet nga Superliga!

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës e përjashton Lubotenin e Ferizajt nga Superliga e Kosovës. 

Arsyeja është se Luboteni nuk i ka zhvilluar ndeshjet e garave të play-off-it në Superligën A. 

Me rregullore është se nëse një klub nuk i zhvillon dy ndeshje pa arsye përjashtohet nga garat, e Luboteni dy ndeshje nuk i ka luajtur. 

Përveç që u përjashtua, ata janë dënuar edhe me të holla. Ish kampioni i Kosovës ka paraqitur ankesë por u refuzua nga Bordi i FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat