Naser Krasniqi i del në mbrojtje Lubotenit 

Volejboll

Naser Krasniqi i del në mbrojtje Lubotenit 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2020 Në ora: 16:30
Naser Krasniqi i del në mbrojte Lubotenit 

Luboteni nga Ferizaj është përjashtuar nga Superliga e Kosovës në volejboll dhe vetëm për një arsye. 
Nuk i ka zhvilluar dy ndeshje pa arsye dhe rregullorja është e precizuar, ai ekip që nuk i luan dy ndeshje pa arsye edhe përjashtohet nga garat.  

Siç thuhet edhe nga bordi i FVK-së, secili klub i ka të qarta propozicionet e garave qysh në fillim të kampionatit dhe ato duhet zbatohen!

Bordi i FVK-së mori vendim konform rregulloreve. Ndërkaq, Naser Krasniqi, kryetrajner i kampionit të ri M-Technologie nga Prishtina (femrat), i del në mbrojtje Lubotenit. “Nuk ka qenë ky play-off së pari. Së dyti në këtë kohë të pandemisë nuk ka logjik të përjashtohet nga Superliga asnjë ekip për arsye të mospjesëmarrjes”, komenton Krasniqi në shkrimin me titull “Lubotenit përjashtohet nga Superliga”.  

Në fakt, ishte play-off i Superligës A në kushte pandemie. Rregullorja e çdo federate e thotë qartë, nëse nuk i zhvillon dy ndeshje pa arsye automatikisht përjashtohet nga garat.  

Luboteni duhet të sqarojë opinionin se cila ka qenë arsyeja e mos zhvillimit të ndeshjeve. Nëse është arsyeja shkaku i Covid 19, atëherë edhe ekipet tjera, pra shtatë ekipe femra e meshkuj, luajtën në këtë kohë pandemie, por Luboteni i nisi por i ndërpreu ato me arsyetim të rrezikut nga Covid 19 dhe siç kanë thënë në mungesë të testeve të paralajmëruara nga FVK! 

 “Rregullorja nuk e fal asnjë ekip, nëse nuk i zhvillon dy ndeshje pa arsye, kështu është e precizuar”. Ka thënë një burim nga bordi i FVK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat