Drejtuesit e ZRK Vardarit janë duke u përgatitur për edicionin e ri.
Klubi maqedonas i volegjbollit ka qenë i pamposhtur deri në pezullimin e edicionit aktual shkaku i pandemisë COVID-19.
Sidoqoftë, kjo nuk i ka ndalur drejtuesit e klubit të përforcohen me një volejbolliste nga Ukraina.
Bëhet fjalë për Darya Avramichik, e cila është 21-vjeçare.
"SPORTMEDIA" raporton se bisedimet janë në fazën finale dhe se shanset që ajo të luajë në ZRK Vardar janë të mëdha.