Prishtina F: Fokusi ynë - puna me të reja, synojmë edhe përforcime

Volejboll

Prishtina F: Fokusi ynë - puna me të reja, synojmë edhe përforcime

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2020 Në ora: 16:58
Prishtina F: Fokusi ynë - puna me të reja, synojmë edhe përforcime

Klubet e volejbollit në vendin tonë, synojnë që të përforcohen për edicionin e ri, disa prej edhe ta ruajnë skeletin e lojtarëve dhe të lojtareve të edicionit që e lamë pas. 

Burimet e sigurta brenda KV Prishtina F, konfirmojnë se fokusi kryesorë është puna me të reja, po ashtu edhe të përforcohen për edicionin e ri.

“Së shpejti do të kemi mbledhje si kryesi, ku do të dalim me disa vendime të reja.

Fokusi do të jetë puna me të reja po ashtu edhe të sjellim disa përforcime për edicionin e ri”, tha një burim brenda klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Prishtina F ka synime që të jetë më e fortë për edicionin e ri, po ashtu synojnë edhe katërshen e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat