Përforcohet skuadra shqiptare

Volejboll

Përforcohet skuadra shqiptare

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:22
Përforcohet skuadra shqiptare

Skuadra e Agroturizëm Huqi, që sezonin e fundit u shpall kampione e kategorisë A2, sezonin e ri do të debutojë dhe luajë në elitën e volejbollit shqiptar të femrave. Ekipi privat i presidentit Rogert Huqi ka nisur nga puna për të përgatitur kampionatin e ardhshëm, duke u stërvitur në “Asllan Rusi” nën drejtimin e trajnerit malazez Veselin Doruviq.

Presidenti Huqi, për “telesport.al” konfirmon se deri më tani ka kryer 4 afrime në merkaton e verës, duke e bërë ekipin e Agroturizëm Huqi pretendent për titullin sezonin e ri. Në radhët e ekipit kanë ardhur volejbollistet Xhovana Kaçori e Livia Shehu nga Tirana si dhe Sara Hasku nga Mirdita, 3 elementë cilësorë.

Blerja “big” është ajo e brazilianes Rafaela Jennifer, që stërvitet rregullisht me skuadrën. Pranë stafit drejtues është afruar edhe Florita Shiba si zv.trajnere, e cila më parë ka punuar me moshat në Itali.

Pra, skuadra e drejtuar nga trajneri malazez duket në rrugën e duhur për të qenë pretendent sezonin e ri edhe pse surprizat në merkato mund të vijojnë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat