Naser Krasniqi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në garat evropiane 

Volejboll

Naser Krasniqi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në garat evropiane 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:01
Naser Krasniqi tregon arsyet e mospjesëmarrjes në garat evropiane 

Dy skuadra do ta përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.
Drita nga Gjilani do të marr pjesë në Challenge Cup në konkurrencën e femrave dhe kampioni i Kosovës Ferizaj (meshkuj) në Kupën Ballkanike në volejboll.  

Kampionja e Kosovës, M-Technologie nga Prishtina (femrat) ka hequr dorë nga e Challenge Cup. Kryetrajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi, tregon se cilat janë arsyet që nuk do të marrin pjesë në garat evropiane.

“Arsyeja e mospjesëmarrjes në Challenge Cup (gara sfiduese) është shumë e thjeshtë, për shkak të situatës aktuale të krijuar me virusin Covid 19.

Ne edhe në arsyetimin tonë për mospjesëmarrje e kemi cek se situata e paqartë me pandemi na ka shty që të marrim këtë vendim për këtë vit dhe mendoj se është masë e logjikshme”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kryetrajneri më i trofeshëm në vendin tonë, tregon edhe një fakt tjetër: “Duke e marr edhe një fakt parasysh se ne për çdo vend të Evropës ku të shkojmë kemi barriera të shumta burokratike, tani në këtë situatë vendi ynë po cilësohet si vend me prekshmëri të lartë me virus, andaj edhe veprimi i jonë mendoj se është i qëlluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat