Mimoza apo gruaja e parë që mund të jetë kryetare e një federate në Kosovë?

Volejboll

Mimoza apo gruaja e parë që mund të jetë kryetare e një federate në Kosovë?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:17
Mimoza apo gruaja e parë që mund të jetë kryetare e një federate në Kosovë?

Jo edhe gjithmonë burrat duhet të janë në krye të federatave sportive! 
Ata duhet që t’ju lëshojnë rend edhe gjinisë së kundërt përkatësisht femrave! 

A po përgatitet Mimoza Shkodra që ta marr pozitën e kryetares së Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe të bëhet gruaja e parë në krye të një federate sportive? 

Mimoza as nuk e pohon e as nuk e mohon, por fokusi i saj është që të tejkalohet kjo gjendje e rënduar me pandeminë Covid 19. 

Në rast se Abedin Ibrahimi nuk konkurron sërish për kryetar në zgjedhjet e ardhshme, Mimozës ia hap rrugën që ta marr drejtimin e këtij institucioni. Mimoza aktualisht është nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, profesoreshë në AAB dhe ish volejbolliste e Dritës dhe ish anëtare e Kombëtares së Kosovës.

Gjithçka do të shihet në kohën kur do të mbahen zgjedhjet, se a do të kandidoj Ibrahimi sërish për kryetar, nëse po, atëherë Mimoza nuk do t'i hyjë luftës për kryetare! Mimoza vlerësohet edhe si potencial më i mirë intelektual që ka Gjilani, sidomos nga ish volejbollistet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat