Çiftet nga Ferizaj dhe Theranda triumfojnë në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley

Volejboll

Çiftet nga Ferizaj dhe Theranda triumfojnë në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:44
Çiftet nga Ferizaj dhe Theranda triumfojnë në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley

Është mbyllur me sukses gara e U22, në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley.

Pas garave në U18 e U20, një interesim i jashtëzakonshëm ka qenë edhe për grupmoshën U22, në të cilën u pa ekspanzion i ekipeve të meshkujve, shembull i paparë deri tash.

Në kushte të mira klimatike në ambientet e Holiday Resort, në finalen e meshkujve ka triumfuar dyshja Endrit Nrecaj/Argjend Sopaj nga Theranda, të cilët në finale mposhtën Art Tërstenën e Edmond Drenogllavën.

Image

Vendi i tretë te djemtë i takoi dyshes së Prishtina Volley, Drin Ferataj/Mërgim Fazliu.

Te vajzat kampione u shpallën dy volejbollistet ferizajase Dhuratë Sylejmani/Rinesa Hasani, që në finale mposhtën Lyra Pirevën e Leonita Hoxhën.

Vendin e tretë e mori tandemi Melirona Avdullahu/Julinda Idrizi.

Femrat

1. DhuratëSylejmani/Rinesa Hasani (Kastrioti)

2. Lyra Pireva/Leonita Hoxha (Drita/Prishtina)

3.  Melirona Avdullahu/Julinda Idrizi (Kastrioti)

Meshkujt

1. Endrit Nrecaj/Argjend Sopaj (Theranda)

2. Art Terstena/Edmond Drenogllava

3. Drin Ferataj/Mërgim Fazliu (Prishtina Volley).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat