Drita e ruan krenarinë e skuadrave të Kosovës, të premten e mëson rivalen

Volejboll

Drita e ruan krenarinë e skuadrave të Kosovës, të premten e mëson rivalen

Nga: Kemajl Goca Më: 19 gusht 2020 Në ora: 19:05
Drita e ruan krenarinë e skuadrave të Kosovës, të premten e mëson rivalen

Drita nga Gjilani nuk është as kampione dhe as fituese e Kupës së Kosovës, por do të marr pjesë në nivelin më të lartë të garave evropiane përkatësisht në CEV Cup, njëherësh duke e ruajtur edhe krenarinë e skuadrave të Kosovës në volejboll (femra). 

M-Technologie nga Prishtina, kampione nuk merr pjesë në garat evropiane sikurse edhe nënkampionet Skenderaj.  
Drita edhe një herë dëshmoi se është prej skuadrave më të organizuar me presidentin e saj Jakup Shabani dhe kryetrajnerin Lorik Ilazi. 

Drita do të marr pjesë në CEV Cup. Të premten, me 21 gusht do të dihet edhe rivalja e saj.  

Image

Lorik Ilazi konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ndeshjet e para luhen me 10-12 nëntor të vitit 2020 dhe të dytat me 24-26 nëntor. 

“KV Drita fal presidentit Jakup Shabani është i interesuar që çdo vit të jetë pjesë e garave evropiane, që dalëngadalë të fitojë përvojë që të ardhmen të jetë klub me renome edhe në Evropë dhe të mendoj për fitore edhe në garat evropiane, që së paku të arrijë të kualifikohet lartë e më lartë”, tha Ilazi.

 Në short do të jenë edhe këto skuadra Asterix Avo Beveren (Belgjika), Beziers Angels (Franca), C.S.M. Targoviste (Rumania), DPD Legionovia (Polonia), Dresdner SC (Gjermania), Fatum Nyíregyháza (Hungaria), Galatasaray (Turqia), KV DRITA (Kosova). LPV Huittinen (Finlanda), KBM Branik Maribor (Sllovenia), OK SIP Sempeter (Sllovenia), Pölkky Kuusamo (Finlanda), Proton Saratov (Rusia), PVK Olymp Praga (Çekia), Saugella (Italia), SC Potsdam (Gjermania), Stiinta Bacau (Belgjika), Swietelsky Békéscsaba (Hungaria). TS Volley Düdingen (Zvicra),  Viteos NEUCHATEL (Zvicra), VK Selmy Brno (Çekia), Volero LE Cannet, ZOK UB (Sllovakia).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat