KV Fer Volley përforcohet, mbrojtja i besohet Raçit. 

Volejboll

KV Fer Volley përforcohet, mbrojtja i besohet Raçit. 

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2020 Në ora: 16:46
Arlind Ibrahimi dhe Gresa Raçi

Klubi më i ri në Kosovë, që nuk ka më shumë se një muaj që  është themeluar, KV Fer Volley, ka filluar me përforcime për edicionin e ri në ligën e parë.

“Mbrojtja i besohet Raçit. 

Sot është arritur marrëveshja me liberon Gresa Raçi e cila ishte pjesë e kombëtares së Kosovës U-19. 

Kryetari Arlind Ibrahimi si dhe trejneri Edon Ibrahimi janë mjaftë të kënaqur me këtë transfer pasi edhe pse e re në moshë Gresa ka përvojën e duhur pasi përveç pjesës së kombëtares ajo ka qenë pjesë edhe e garave europiane në nivel klubesh Challange Cup si dhe libero standarte tash e 5 vite në KV Kastriot . 

Gresës i urojmë suksese në sezonin e re”, njofton klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat