Erzeni debuton në Champions League

Volejboll

Erzeni debuton në Champions League

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 18:23
Erzeni debuton në Champions League

Skuadra e Erzenit në volejboll për meshkuj do të luajë në fazën eliminatore të Champions League sezonin e ardhshëm 2020-2021.

Shijakasit janë ekipi i vetëm shqiptar që luan në arenën ndërkombëtare vitin tjetër. Madje Erzeni debuton në kompteticionin më të rëndësishëm Europian të rrjetës.

Sot, në Luksemburg është hedhur shporti i kupave të Europës për sezonin e ri. Erzeni është pozicionuar në Grupin A të turit eliminator të Champions League, së bashku me kroatët e Mladis Zagreb dhe hungarezët e Fina Kaposvar. Ndeshjet e kësaj faze pritet të fillojnë më datën 22 shtator.

Në raundin tjetër të Champions League kualifikohet skuadra e parë e çdo grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat