Ariola nga Kosova, po shkëlqen në Austri 

Volejboll

Ariola nga Kosova, po shkëlqen në Austri 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2020 Në ora: 17:47
Ariola nga Kosova, po shkëlqen në Austri 

Në shtetet e ndryshme të Evropës kemi një numër të madh të sportisteve dhe sportistëve të talentuar, që po shfaqin lojëra të mira.

Një emër i ri që po vjen në skenën e volejbollit është edhe Ariola Qehaja, vajza e Arsimit, ish volejbollist.

Ariola nuk ka më shumë se 17 vjeç, është prej lojtareve më të talentuara në  Austria. Ajo luan për ekipin ne VC Reiffeisen Dornbirn. Vajza me prejardhja nga Kamenica, luan në pozitën e bllokut të mesëm dhe është e gjatë 180 centimetra. Ajo kur paraqitet në fushë i jep siguri të madhe ekipit. 

Image

“Ariola ka filluar me volejboll në moshën 12-vjeçare, në Kamenicë me klubin KV Arbëria. 
Në moshën 14-vjeçare  ka ardhur në Austri, luan në VC Reiffeisen Dornbirn, në pozitën bllokuese e mesme, e gjatë është 180 centimetra”, tregon babai i saj, Arsimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

17-vjeçarja falë lojëra të shkëlqyeshme iu bie në sy edhe trajnerëve. 

“Gjithashtu këtë vit ka qenë e ftuar në ekipin kombëtar të Austrisë për të reja U-20”, tha më tej. 
VC Reiffeisen Dornbirn bën gara në Ligën e Dytë të Austrisë.

Image

Ariola synon të tregojë lojëra edhe më të mira në edicionin e ri, të arrijë në nivele edhe më të larta. 

Image

Dashurinë për volejboll, sipas të gjitha gjasave, e ka të trashëguar nga unë dhe nga dëshira për sport. Në Kamenicë volejbolli është një sport që luhet shumë dhe pëlqehet shumë nga të gjithë, sidomos nga femrat”, tha Arsimi.

Ariola krahas si volejbolliste shquhet edhe ë Beach Voey, për këtë tregon babai i saj: “Gjatë kësaj vere Ariola ka marrë pjesë në disa turne të Beach Volleyt ne Austri , e njëri prej turneve të njohur është Wolfurttrophy , ku ka arritur deri në çerekfinale”. Ariola ka njohuri për volejbollin e Kosovës.  

“Për volejbollin e Kosovës kam njohuri, i njoh ekipet dhe disa nga lojtaret më të mira, pasi që i përcjelli ndeshjet e kampionatit të Kosovës çdo herë që ka transmetim në TV”, tha Ariola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat