FSHV shtyn pa afat fillimin e sezonit sportiv 2020-2021

Volejboll

FSHV shtyn pa afat fillimin e sezonit sportiv 2020-2021

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:28
FSHV shtyn pa afat fillimin e sezonit sportiv 2020-2021

Aktivitetet sportive të volejbollit për sezonin 2020-2021, të parashikuara të nisnin më datën 4 shtator me Kupën e Federatës për meshkuj e femra, janë shtyrë me të paktën dy javë. Shkak është situata ende e paqartë në sportin shqiptar, për eventet në sallat e mbyllura, për shkak të pandemisë Covid-19.

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), përmes një e-mail nisur klubeve ka njoftuar shtyrjen me të paktën dy javë, por kjo situatë mund të zgjasë edhe më shumë.

“Ne jemi në pritje të një përgjigjeje nga Ministria, pas kërkesës që kemi dërguar në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve të volejbollit”, thuhet në deklaratën e FSHV-së.

“Ju bëjmë me dije se aktivitetet do të shtyhen të paktën dy javë krahasuar me datat e parashikuara. Rifillimi i aktiviteteve do të jetë në varësi të përgjigjes që do të vijë nga Ministria e Shëndetësisë”, thotë FSHV-ja, që kishte parashikuar zhvillimin e Kupës së Federatës më datat 4-6 shtator 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat