Dyshja Hasani - Avdullahu pa fitore në evropian

Volejboll

Dyshja Hasani - Avdullahu pa fitore në evropian

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 22:14
Dyshja Hasani - Avdullahu përmbyllën evropianin

Vashat tona përmbyllën Kampionatin Evropian por nuk arritën të paktën një fitore. 

"Kombëtarja e Kosovës në beach volley U20, konkurrenca e femrave, e mbylli garimin në Kampionatin Evropian U20, që po mbahet në Brno të Çekisë.

Dyshja Hasani - Avdullahu, përkundër dhënies së maksimumit, nuk arriti të marrë rezultate pozitive ndaj kombëtareve të Polonisë, Suedisë dhe Andorrës, prej të cilave pësuan humbje 2:0 në sete, në kuadër të grupit E.

Iu urojmë më shumë fat vashave tona në garat e ardhshme ndërkombëtare!", thuhet nga Federata e Volejbollit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat