Për çka dyshohej Vildane Jashari?

Volejboll

Për çka dyshohej Vildane Jashari?

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:56
Për çka dyshohej Vildane Jashari?

Kombëtarja e femrave të Kosovës në beach volley ka përmbyllur pjesëmarjen në Kampionatin Evropian që po mbahet në Brno të Çekisë. Me dy humbjet e pësuara nga Suedia dhe Andora, Kosova nuk ka mundur të kaloj fazën e grupeve dhe kështu ka përmbyllur pjesëmarrjen në garë.

"Duhet cekur se në paraqitjen e kombëtares sonë ka ndikuar edhe mos prezenca e trajneres Vildane Jashari.

Pas testimeve për Covid-19, në ditën e parë, organizatori nuk i ka dhënë mundësinë që trajnerja të paraqitet me kombëtare, për shkak të dyshimeve që mund të jetë e infektuar.

Mirëpo pas testimit të dytë Jashari ka dalë negativ në testime, por që rezultatet janë dhënë pas përfundimit të garës të ekipit tonë kombëtar.

Ekipi kombëtar pritet që të dielen të kthehet në Kosovë", shkruan në faqen e FVK-së..

Kosova - Suedia 0:2 (11:21,9:21).

Kosova - Andorra 0:2 (12:21,19:21)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat