Skenderajt i largohet lojtarja kryesore

Volejboll

Skenderajt i largohet lojtarja kryesore

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:35
Skenderajt i largohet lojtarja kryesore

Skenderaj mbetet pa volejbollisten më të mirë në Kosovë. Rukije Muja përmes një postimi konfirmon largimin nga nënkampionet e Kosovës.  

“Në sport ndonjëherë janë edhe vendimet e vështira! 
Rruga për një karrierë më të suksesshme nuk është asnjëherë e lehtë!

Së pari falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e qëllimeve dhe sukseseve që së bashku i kishim.
Faleminderit bashkëlojtarë për korrektesinë dhe afërsinë nga ju, gjithmonë afër jush u ndija e lumtur.

Faleminderit trajneri Ylli që gjithmonë u mundove të me sugjeroje e të më ndihmoje që unë të ngritem sa më lartë.
Faleminderit drejtori Agron për korrektesinë dhe mundin që mos të na mungoj asgjë.
Faleminderit qytetit Skenderaj që me pritet krahëhapur me ngrohësi...

Ëmbëlsira për ne fund faleminderit tifozëve “l2 Boys” që na bëtë të ndihemi si luanesha, me këngët e përkrahjen e juaj na bëtë që mos të dorëzohemi as edhe një herë...

Unë nuk do të jem pjesë e juaja në fushë por gjithmonë do të jem me zemër aty dhe me ju!
Gjithçka që kam bërë e kam bërë me plotë kënaqësi e me lumturinë më të madhe por ja që erdhi koha të mendojë dhe të ngritem edhe vet personalisht sa më lartë e shpresojë që një ditë të ju bëjë krenar edhe juve”, shkruan Muja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat