Ferizaj mposhtet nga skuadra turke

Volejboll

Ferizaj mposhtet nga skuadra turke

Nga: K.G. Më: 12 shtator 2020 Në ora: 22:50
Ferizaj mposhtet nga skuadra turke

Kampioni i Kosovës, Ferizaj, pëson humbjen me rezultat 3:0 (25:10, 25:18, 25:12) nga skuadra turke Halkbank nga Ankara, në kuadër të ndeshjes së Ligës Ballkanike në volejboll (meshkujt).  

Halkbank tregoi lojë më të mirë në të tre setet. Ata setin e parë e fituan me 15 pikë dallim (25:10), ndërsa në setin e dytë ferizajasit treguan lojë më të denjë por pa sukses (25:18).

Seti i tretë ka qenë në dominim të skuadrës vendase, e cila triumfoi me 25:12 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Nesër do të zhvillohet ndeshja e dytë nga ora 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat