Kosova e mposht Izraelin në volejboll

Volejboll

Kosova e mposht Izraelin në volejboll

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 10:13
Foto Ilustrim

Kosova e mundur Izraelin në Kampionatin Evropian U-18 në beach volejboll.

Kombëtarja e Kosovës U18 në beach volejboll, e ka nisur CEV Kampionatin Evropian me triumf.

Dyshja Yllka Jashari/Melirona Avdullahu fitoi 2:0 (21:17, 21:12) ndaj çiftit izraelit Alrod Ben Naim/Havia.

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian U18 në beach volejboll me dy konkurrencat në Izmir të Turqisë.

Ndeshjen e radhës Jashari/Avdullahu e kanë sot ndaj favoritit të grupit C, spanjolleve Binimelis/Fernandez da Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat