Kosova fiton ndaj Izraelit, rrit gjasat për kualifikim

Volejboll

Kosova fiton ndaj Izraelit, rrit gjasat për kualifikim

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:16
Kosova

Kombëtarja e Kosovës U18 në beach volley, e ka nisur CEV Kampionatin Evropian me triumf.

"Dyshja Yllka Jashari/Melirona Avdullahu fitoi 2:0 ndaj çiftit izraelit Alrod Ben Naim/Havia.

Ndeshja që zgjati 34 minuta, u mbyll me shifrat 21 me 17 në setin e parë dhe 21 me 12 në të dytin.

Kosova po merr pjesë në Kampionatin Evropian U18 në Beach Volley me dy konkurencat në Izmir të Turqisë.

Ndeshjen e rradhës Jashari/Avdullahu e kanë sot ndaj favoritit të grupit C, spanjolleve Binimelis/Fernandez da Silva.

Me këtë fitore Kosova rrit gjasat për kualifikim në 1/16 e finales.

FVK u uron suksese dy çifteve që po e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat