Edhe një sukses i vashave të Kosovës, tani ndeshen me Zvicrën

Volejboll

Edhe një sukses i vashave të Kosovës, tani ndeshen me Zvicrën

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:19
Edhe një sukses i vashave të Kosovës, tani ndeshen me Zvicrën

Vajzat e Kosovës kanë arritur të mposhtin sot Turqinë dhe janë kualifikuar në 16 ekipet më të mira të Kampionatit Evropian, duke shkruar kështu një histori të re të beach volley në vendin tonë.

"Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari kanë bërë paraqitje mjaft të mirë duke arritur të mposhtin dyshen turke Dincer/Ozsar me rezultat të pastër 2:0 në sete. Në setin e parë ekipi turk është ndalur në 13, respektivisht 15 pikë në setin e dytë.

Në 1/16 e finales ekipi i Kosovës do të përballet me kombëtaren e Zvicrës me fillim nga ora 13:00, sipas orës lokale turke.

Urime vajza, suksese dhe fat në ndeshjen kundër Zvicrës", njofton FVK. 

Kosova-Turqia 2:0 (21:13,21:15).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat