Disa klube janë të shqetësuara, a thua kur fillon kampionati i ri në volejbollin e Kosovës?

Volejboll

Disa klube janë të shqetësuara, a thua kur fillon kampionati i ri në volejbollin e Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:28
Disa klube janë të shqetësuara, a thua kur fillon kampionati i ri në volejbollin e Kosovës?

Sot është 20 shtatori dhe ende nuk dihet se kur do të fillon Superliga e Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve. 

Përderisa futbolli ka filluar garat falë lejes që morën nga MSH-ja dhe ISHPK-ja, ndërsa basketbolli dhe hendbolli kanë përcaktuar edhe datat e nisjes së kampionatit të ri, këtë nuk e ka bërë ende Federata e Volejbollit të Kosovës. 

Disa klube janë të brengosura përkatësisht zyrtarët e tyre, të cilët pyesin: A thua kur do të fillojë kampionati i ri? Emrat e disa zyrtarëve të klubeve nuk do t’i publikojmë, por sipas tyre shumë shpejtë do të reagojnë ashpër për këtë. Pritet që FVK-ja gjatë javës të vendos për datën e fillimit të kampionatit.

M-Technologie është kampione të femrat dhe Ferizaj të meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat