Kosova nuk do t'i nënshtrohet kualifikimeve 

Volejboll

Kosova nuk do t'i nënshtrohet kualifikimeve 

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:39
Kosova nuk do t'i nënshtrohet kualifikimeve 

Kombëtarja e Kosovës për femrat e përmbyll me sukses pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian U-18.

Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari që po përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të Beach Volley, kanë pësuar humbje nga kombëtarja e Zvicrës në 1/16 e finales. 

Pavarësisht se ato humbën nga Zvicra, vetë arritja në 1/16 e KE është një sukses, pasi që është hera e parë që një ekip arrinë të rangohet në këtë pozitë. Pra Kosova ka arritur të rangohet në vendin e 14-të, duke lënë pas mjaft shtete të zhvilluara.

Përveç kësaj, Kosova ka arritur të rritë kuotën shtetërore, që viteve të ardhshme në KE, Kosova nuk do ti nënshtrohet kualifikimeve për pjesëmarrje, por do të merr pjesë direkt në fazën e grupeve.
Kosova – Zvicra 0:2 (15:21,12:21).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat