Fatjona Berisha rikthehet në KV Dukagjini

Volejboll

Fatjona Berisha rikthehet në KV Dukagjini

Nga: K.G. Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:45
Kristina Lazri dhe Fatjona Berisha

Dukagjini nga Klina synon që të jetë sa më i fortë për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, me pretendime për rezultate sa më të mira. Presidentja e klubit, Kristina Lazri, konfirmon përforcimin me volejbollisten Fatjona Berisha.  

“Klubi i volejbollit të femrave Dukagjini, i uron mirëseardhjen pjesëtares më të re, Fatjona Berisha. 
Berisha është rikthyer në klubin amë pas një karriere të bujshme në volejboll, duke qenë pjesë e shumë klubeve të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës. 

Fatjonës i dëshirojmë suksese në synimet tona të përbashkëta drejt Superligës”, njofton Dukagjini.
Fatjona është e lumtur që sërish është në petkun e Dukagjinit.

“KV Dukagjini - hapat e pare i mora tek ju duke vazhduar me tutje drejt rrugës për t’u bërë ajo që unë doja. KV Klina, ishte klub që me dhuroi shumë përvojë e ato vite ishin periudhë e bukur që ndikoi shumë në formimin tim si lojtare.

Unë jam falenderuese ndaj çdo klubi e bashkelojtare që ka ndikuar tek unë gjatë ketyre viteve. Bashkëpunimi me disa klube më ka bërë qe ta njoh më shumë botën e ketij sporti . KV Dukagjini tani është klubi ku do të luaj”, ka shrkuar Fatjona në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat