Ibrahimi përgëzon reprezentueset për paraqitje të shkëlqyeshme në Kampionatin Evropian

Volejboll

Ibrahimi përgëzon reprezentueset për paraqitje të shkëlqyeshme në Kampionatin Evropian

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 22:50
Ibrahimi përgëzon reprezentueset për paraqitje të shkëlqyeshme në Kampionatin Evropian

Abedin Ibrahimi, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, përgëzon reprezentueset për paraqitje të shkëlqyeshme në Kampionatin Evropian në beach voley.

“Presidenti i FVK-së Abedin Ibrahimi dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, kanë pritur në aeroportin e Prishtinës dy ekipet kombëtare në beach volley.

Dyshja Yllka Jashari/Melirona Avdullahu te femrat dhe Endi Zejna/Edon Ibrahimi te meshkujt, kanë qenë pjesë e CEV U18 Kampionatit Evropian në beach volley.

Te vajzat Jashari/Avdullahu u ranguan në klasifikimin e përgjithshëm në vendin e 13-të, kurse te meshkujt Zejna/Ibrahimi u ranguan në vendin e 23-të.

Presidenti Ibrahimi dhe sekretari i përgjithshëm Nikqi kanë përgëzuar ekipet për përfaqësim të mirë të Kosovës në një garë të vështirë dhe shumë konkurruese.

Ibrahimi e Nikqi po ashtu u ndanë po ashtu buqeta me lule e dhurata modeste, në shenjë mirënjohje për sukseset”, njofton zyra e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat